Me kërkesë të Prokurorisë të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është arrestuar sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë e Shëndetësisë. Bëhet fjalë për Joana Duron.
Ajo është arrestuar me akuzën për korrupsion. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.
”Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla”, ka thënë Rama.