Ditën e sotme KLP pritet që të zgjedh kreun e ri të SPAK, i cili do të jetë pasues i Arben Krajës. Ky i fundit, ka postuar në rrjetin e tij sociale Twitter, një foto me 3 kandidatët të cilët janë pretendentë për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Ai ka dhënë një mesazh të fortë, ku përveçse ka uruar kandidatët, ka theksuar se SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë duke lënë të kuptohet se institucioni i SPAK është i pavarur dhe nuk urdhërohet nga askush.
Suksese kandidatëve për Drejtues ! SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë. pic.twitter.com/im66JGM4D7
— Kraja Arben (@KrajaArben1) December 16, 2022
Arben Kraja ka qenë në krye të SPAK për 3 vite. Ai kërkoi të rikandidonte por ligji e ndalon këtë pasi sipas Kushtetutës, nenin 148/dh, pika 3, kreu i SPAK-ut “zgjidhet nga radhët e prokurorëve të kësaj prokurorie me shumicën e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për 3 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje, sipas ligjit”. Mandati i Krajës përfundon më 18 dhjetor.