Gjykata e Apelit në Tiranë shqyrton sot çështjen e Partisë Demokratike për sa i përket vendimit se kujt i takon vula. Elona Mihalin do të jetë gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja. Kjo treshe do të vendosë sa i përket ankimit të Partisë Demokratike ndaj vendimit të 25 marsit 2022 të gjyqtarit të Shkallës së Parë, Agron Zhukri. Më 17 janar, Gjykata e Apelit pushoi gjykimin për çështjen e PD-së, pasi grupimi i Alibeajt u tërhoq nga ankimi për bashkimin e dy statuteve.
Gjyqtari Zhukri njohu statusin e Berishës, dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021. Pavarësisht vendimit të sotëm, herë pas here janë bërë përpjekje për bashkim. Por, Partisë Demokratike ka mbetur e ndarë. Gazment Bardhi dhe Edi Paloka, pavarësisht përpjekjeve, nuk e gjetën konsensusin për të dalë me një kandidat të vetëm në këto zgjedhje vendore.