Lara Colturi është sportistja kuq e zi që përfaqëson Shqipërinë në garat e Kupës së Botës.
Ajo ka shkruar historinë duke u renditur e 27-ta në Killington të Amerikës.
Javën e kaluar në 2 garat e para në Levi të Finlandës, Colturi për pak sa nuk bëri mrekullinë ku për 9 të qindat e sekondit nuk u fut në top30.
Sportistja kuq e zi e mbylli garën në vendin e 33-të i cili do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm për një sportiste vetëm 16-vjeçare.
Kujtojmë se cirkuiti i Kupës së Botës do të rikthehet më pas në Sestririere të Italisë në datat 10-11 Dhjetor ku për Larën do të jetë një emocion i veçantë pasi ajo stërvitet dhe jeton në atë anë të Italisë por kësaj rradhe do të përfaqësojë ngjyrat kuq e zi.
Duhet të theksojmë se Lara në çdo aventurë të kupës së botës është e shoqëruar nga dy prindërit e saj Alesandro dhe Daniela Ceccarelli ish medaliste Olimpike për Italine në Salt Lake City 2002 dhe njëkohësisht edhe drejtoreshë teknike e skuadrës kombëtare të skive të Shqipërisë.