Skandali KatarGate sa vjen dhe bëhet më interesant për personat që e kanë ndjekur atë. Edhe pse ndodhet në burgun Haren në Belgjikë, eurodeputetja greke Eva Kaili ka folur dhe është shprehur se ajo ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikologjike. Ajo i mëshon faktit se është e pafajshme.
“Unë jam e pafajshme dhe do ta vërtetoj. Por nuk ndihem si viktimë. Ndihem si një trofe. Një trofe i ndjekjes politike që përfshin një paragjykim, një paragjykim që ekziston në çdo rast që përfshin parlamentarë dhe politikanë nga vendet e Evropës Jugore. Maltezët, grekët, italianët. Askush nuk ka ardhur deri tani. Askush nga partia ime, askush nga Greqia. Pas turbullirave të ditëve të para, askush nuk flet më për këtë çështje. Më injorojnë, më kanë harruar’, u shpreh ajo.
Eva Kaili ka rrëfyer gjithashtu se në gjashtë javët e para ka menduar për vetëvrasje, madje disa herë. Pastaj diçka ndryshoi ka thënë ajo, pa e bërë të qartë se çfarë ja ka ndërruar mendjen për të shkuar drejt këtij veprimi ekstrem.
Eva Kaili akuzohet se ka marrë para nga Katari për të ndikuar në vendimet që do të merren në Parlamentin Europian.