Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm i cili nuk duhet të neglizhohet, pasi mund të ndikojë në luhatjet e humorit, dhimbjet e stomaku, rëniet në peshë.
Të gjitha efektet negative që shkakton neglizhenca ndaj mëngjesit mund të ndikojnë edhe në performancën tuaj në punë.
Fillimi i ditës me stomakun bosh, do të ndikojë në nivelin e përqendrimit, energjinë dhe produktivitetin tuaj gjatë kohës që punoni. Ushqimet me shumë kalori do të rrisin produktivitetin tuaj. Për shembull, një çokollatë do t’iu ndihmojë të keni më shumë energji. Megjithatë kjo do të zgjasë jo më shumë se 30 minuta.
Kështu, duhet të hani ushqime të shëndetshme, si drithërat që e bëjnë lëshimin e glukozës në mënyrë të ngadaltë. Po ashtu, një stomak i boshatisur bën që humori i keq t’iu shoqërojë gjithë ditën.