Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike me mot të vranët e reshje shiu të cilat nisin që në mesnatë në veriperëndim të vendit.
Më pas gjatë orëve të paradites dhe mesditës reshjet do të shpërndahen në të gjithë territorin me intensitet të ulët ndërsa në veri dhe qendër me intensitet mesatar ne formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra me shkarkesa elektrike.
Era do të jetë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-8m/sek, ndërsa në bregdet e lugina hera-herës fiton shpejtësi 12-16m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 3 deri 12 °C, në zonat e ulëta 4 deri 19°C dhe në zonat bregdetare 9 deri 19°C.