Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka pohuar se që policia e ka rritur praninë e saj në veri të vendit.
“E kemi shtuar prezencën dhe vigjilencën përreth brezit kufitar. Po ashtu, kemi shtuar prezencën e njësisë speciale të policisë së Kosovës në veriun e Kosovës. I kemi reduktuar paksa patrullimet e policëve të zakonshëm, për shkak se nuk kanë nivel të tillë të mbrojtjes për t’u përballur me ndonjë sulm të mundshëm”, ka thënë Hoxha për Radio Evropa e Lirë.
Ai nuk ka dhënë detaje se sa forca të njësisë speciale janë shtuar në veri dhe vijon koordinimi me misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR-it dhe EULEX-it.