Gerald Gega, 17-vjeçari me origjinë shqiptare është shpallur kampion bote në kickbox për të rinjtë. 17-vjeçari i cili është lindur dhe rritur në Heraklion, Greqi është një sportist i ri në fushën e arteve marciale dhe sporteve luftarake. Ai ka arritur të dalë i pari në renditjen botërore të kickbox-it të të rinjve , dhe më konkretisht në kategoritë light contact dhe kick light.
Duke folur për mediat greke ai ka treguar se ndihet krenar që ka dalë i pari me stemën kombëtare greke. Prindërit e tij janë me origjinë shqiptare, por ai e ndjen veten grek.
Greqia më lindi. Unë jam grek. Kam pasur gjithmonë trajnerë grekë. Shkova në një shkollë greke. Greqia është familja dhe shtëpia ime. Nga këtu vij unë. Ndihem i lumtur dhe i emocionuar që kam arritur një nivel kaq të lartë në sportet luftarake.