Një 33-vjeçar shqiptar në Itali u mbyll brenda banesës së tij dhe i vuri flakën. Në momentin që policët mbërritën, ai iu kundërvu duke i gjuajtur me shqelma dhe grushta. Për këtë arsye, policët e stacionit Biassono (Monza dhe Brianza) arrestuan në flagrancë 33-vjeçarin shqiptar me akuzën e zjarrvënës, dhunës dhe rezistencës ndaj një zyrtarit publik.
Ditën e djeshme banorët e një godine në Macherio kishin lajmëruar qendrën operative të kompanisë Monza, duke raportuar për një erë të fortë tymi që vinte nga një apartament. Patrulla të Policisë shkuan në vendngjarje dhe gjetën derën të mbyllur me burrin që bërtiste se i kishte vënë flakën banesës me benzinë dhe donte të vriste të gjithë. Kur e bindën të hapte derën, ai doli duke sulmuar karabinierët që arritën ta bllokonin. Zjarrfikësja arriti të shuante zjarrin para se të përhapej në shtëpitë e tjera dhe të evakuonte banorët e 20 familjeve. Si posojë e flakëve, banesa e shqiptarit është shkatërruar plotësisht.
Për shkak të tymit, 2 policë u transportuan në spitalin San Gerardo në Monza.