Pak ditë më parë shqiptarët anë e mbanë botës mblodhën plot 600 mijë euro për 20-vjeçarin, Klevis Gjeluci, i cili ndodhet në koma si pasojë një aksidenti të ndodhur më 24 shtator të këtij viti.
Ishin miqtë e tij që ndërmorën këtë iniciativë pasi familjarët nuk mund të përballonin koston e operacioneve që 20-vjeçari duhet t’iu nënshtrohet. Falë kontributit të shqiptarëve, Klevisi është transportuar më 20 tetor në spitalin “Gemelli” të Romës.
Sipas familjarëve, mjekët japin sinjale pozitive për 20-vjeçarin i cili aktualisht ndodhet në reanimacion, por pritet që të shihet ecuria e tij para se të kryhen ndërhyrjet. Halla e 20-vjeçarit, Romina Gjeluci shprehet shumë optimiste për shëndetin e nipit.