Shqipëria renditet e 66 në klasifikimin e FIFA-s për muajin prill ndërsa ka zbritur me 2 pozicione. Rezultatet negative të kuqezinjve në dy takimet miqësore të muajit mars 3-0 me Kilin dhe 1-0 kundër Suedisë kanë ndikuar në këtë renditje të fundit.
Kombëtarja renditjen më të mirë nën drejtimin e trajnerit Silvinjo e pati në muajin tetor të vitit të kaluar, ku u pozicionua në vend të 59. Kundërshtarët e Shqipërisë në Grupin B të Gjermani 2024 janë rendituar nga institucioni botëror i futbollit për muajin prill në 10 ekipet më të mira.
Spanja pocicionohet në vend të tetë, e ndjekur nga Italia e nënta dhe Kroacia që gjendet e dhjeta. Ndërsa Kosova ngelet në vendin e 102. Përfaqësuesja kuqezi do të luajë edhe 2 miqësore të fundit me Lihtenshtejnin më 4 qershor dhe Azerbajxhanin pas 3 ditësh, ku tekniku brazilian do të kryejë testet e fundit para Euro 2024.
Sfida e parë e Shqipërisë në event do të jetë ndaj Italisë më 15 qershor në “Iduna Park” të Dortmundit.