Të gjithë i kanë sytë nga goglat e shortit që do të hidhet nesër për të përcaktuar grupet e raundit paraprak. Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarët e saj në EURO 2024.
Gjithsej do të marrin pjesë 24 kombëtare, ndërsa deri tani janë kualifikuar: Shqipëria, Belgjika, Danimarka, Anglia, Franca, Italia, Kroacia, Holanda, Austria, Portugalia, Rumania, Skocia, Zvicra, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Republika Çeke, Turqia, Hungaria dhe Gjermania që është e kualifikuar automatikisht pasi është vendi mikpritës.
Tre vendet e mbetura të Kampionatit Evropian do të përcaktohen në fund të marsit 2024 në tre turne të ashtuquajtura “playoff”, secila me katër skuadra që u kualifikuan në Nations League.
Për tre vendet e mbetura luajnë: Gjeorgjia, Luksemburgu, Finlanda, Bosnje-Hercegovina, Izraeli, Greqia, Ukraina, Kazakistani, Estonia, Polonia, Islanda dhe Uellsi.