Sipërmarrësi i magazinës së deputetit Bujar Çela në Lushnjë është njohur ditën e sotme me masën e sigurisë.
Leonard Gjini, është personi i vetëm i arrestuar nje jave pas shpërthimit të bombulës, ku mbetën te vdekur babai dhe djali i tij , dhe u plagosën 7 të tjerë përfshirë dhe dëmet e mëdha materiale në banesat dhe bizneset pranë.
Në gjykatën e Fierit, në seancën me gjyqtare Dorina Alushi , prokurore të pranishme Elona Gixhari ,Lorena Salillari, dhe avokat Arben Zaimi, 32 vjecarit Gjini, i është dhënë masa e sigurisë “ Arrest me burg”, për veprën penale , të shkeljes se rregullave të mbrojtjes në punë me pasoja te renda”.
Gjini nuk e ka pranuar akuzën, me pretendimin se ka lidhur kontrate të rregullt me deputetin për të ndërtuar magazinën, por kompania e tij nuk e nisi kurrë punën dhe se punëtorët që ishin të pranishem në objekt ditën e shpërthimit nuk njiheshin prej tij dhe nuk ishin të kompanisë se ndertimit që ai ka.