Një shpërthim ka ndodhur pranë ministrisë së Brendshme në Turqi në Ankara i cili ka lënë të plagosur dy policë.
Sulmuesit mësohet se ishin dy dhe mbërritën me një automjet ushtarak rreth orës 09:30 dhe kryen sulmin. Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se njëri prej tyre hodhi veten në erë përpara një ndërtesesës së ministrisë, ndërsa tjetri u “neutralizua”.
Mediat më herët kishin raportuar se një shpërthim është dëgjuar pranë parlamentit.
Autoritetet në Ankara kanë paralajmëruar qytetarët për pako dhe çanta të dyshimta që po “shpërthehen në mënyrë të kontrolluar”.
Drejtoria e Sigurisë së Ankarasë u kërkoi qytetarëve që të mos krijojnë panik gjatë këtij procesi, pas sulmit me bombë.
“Do të merren masat e nevojshme të sigurisë në lidhje me paketat e dyshimta rreth Kizilay dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë, dhe shpërthimet e kontrolluara do të kryhen nga ekipet e asgjësimit të bombave”, është thënë në njoftim.