Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion, përmes së cilit janë lëshuar 30 masa arresti me vendim gjykate. Deri tani mësohet se janë ekzekutuar 20 prej tyre. Ndërkohë 5 masa të tjera janë komunikuar në qeli, pasi ishin kapur më herët. Policia e Tiranës ka sekuestruar 3.5 kg kokainë, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis, 27 telefona, 5 automjete.
Bëhet fjalë për grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis me hetimet që kanë nisur që në muajin janar.
I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani, i arrestuar më 22 mars në Rrugën e Kavajës në tentativë për t’iu larguar agjentëve të Antidrogës, pasi tentoi t’i përplasë me makinë. Kreu i Transportit Ndërqytetës, Sulejmani u ka me 1 kg kokainë në makinë ndërsa me të ishin edhe dy të tjerë Igli Begaj, Shkëlqim Osteni, të cilën ndodhen në burg.
Pjesë e këtij grupi akuzohet se ishte edhe efektivi i RENEA-s, Ervis Shkurta. Ai akuzohet se bashkëpunonte me grupin që do shkëmbenin 1 kg kokainë dhe në momentin kur Sulejmani ka përplasur agjentët e Antidrogës, Shkurta ka njoftuar grupin tjetër që të largohet.