Shtohen tensionet politike në Poloni. Policia polake ka arrestuar dy deputetë, të cilët më parë kishin mbajtur postet e ish-ministrit të Brendshëm dhe zëvendësministrit të Brendshëm. Ndalimi i tyre u bë teksa ishin brenda pallatit presidencial në Varshavë, një ngjarje e paprecedentë.
Mariusz Kaminski dhe Maciej Wasik u dënuan me dy vjet burg muajin e kaluar për shpërdorim të pushtetit kur drejtonin një zyrë kundër korrupsionit në 2007. Ata refuzuan të njihnin vendimin e gjykatës të muajit të kaluar, sepse presidenti Andrzej Duda, një aleat i Partisë së tyre i fali për krimin, në vitin 2015. Duda ka thënë gjithashtu se nuk e njeh vendimin e gjykatës, sepse ai këmbëngul falja e tij mbetet e vlefshme. Dy personave u ishin hequr mandatet parlamentare, por ata dhe presidenti Duda këmbëngulën se mbeten deputetë të zgjedhur ligjërisht për shkak të faljes.
Pas arrestimeve, Ministri i ri i Brendshëm Marcin Kierwinski shkroi në rrjetin X: “Të gjithë janë të barabartë para ligjit”.
Kryeministri Donald Tusk i tha një konference për shtyp se situata ishte “e pabesueshme”. Ai tha se vendimi i gjykatës duhet të respektohet, ndërsa akuzoi Presidentin Duda se po i ndihmonte deputetet të shmangin drejtësinë. Arrestimet nxjerrin në pah trazirat politike midis partisë Ligj dhe Drejtësi dhe koalicionit të ri pro-BE.