Ish-efektivi i policisë Jeton Lami, i cili dyshohet se ka shoqëruar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, është lënë “arrest me burg”. Vendimi u dha ditën e sotme nga Gjykata e Apelit Tiranë, ku u zhvillua një seancë me dyer të mbyllura.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest ne burg” ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale J.L, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Me vendimin nr. 893-81, datë 23.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin vendosi:
Pranimin e kërkesës.
Të caktohet ndaj personit nën hetim shtetasit L, masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, parashikuar nga neni 283 të K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Në vijim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit, të personit nën hetim shtetasit me iniciale J.L, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Me vendimin nr. 894-82, datë 25.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin vendosi:
Pranimin e kërkesës.
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin L, të parashikuar nga nenet 232/dh e 238 të Kodit të Procedurës Penale, të vendosur me vendimin nr. 893 datë 23.08.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale J.L, i cili kërkoi një masë sigurimi personal më të lehtë. se ajo e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Ankuesi nuk u paraqit në gjykimin në apel, i cili u zhvillua në prezencë të mbrojtësit të tij av.
– Miratimin e vendimit nr. 894-82, datë 25.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin.