Shoqata e Infermierëve jep alarmin se situata në sistemin shëndetësor është në kolaps, për shkak të mungesës së personelit mjekësor.
Si provë për këtë, shoqata thotë se në Qendrat Shëndetësore Verore po telefonohen mjekët që janë në pension dhe po u kërkohetë të dalin në punë.
“Nuk keni pare gje akoma…pasi tani eshte vone per te ndaluar kete hemoragji ne Shendetesi” thuhet në një status të shoqatës në rrjetet sociale.
Mesazhi i plotë
Shqiperia ne krize per personel shendetesore me mungesa te medha te mjekeve dhe infermiereve. Ashtu sic kishte parashikuar Shoqata e Infermiereve te Shqiperise qe Shqiperia do jete ne kolaps per personel Shendetesore ashtu po ndodh. Shume spitale si shteterore ashtu dhe private jane me mungesa te medha te mjekeve specialist dhe infermiereve. Sikur te mos mjaftonte kjo ditet e fundit Ministria e Shendetesise per te plotesuar nevojat per staf ne Qendrat Shendetesore Verore po telefonon dhe po u kerkon mjekeve te dale ne pension te behen pjese e ketyre sherbimeve. Pse valle kur ne ngreme shqetesime reale ato nxjerrin lloj lloj justifikimesh apo shpesh dhe duke pergenjeshtruar shifrat e deklaruara nga ne te largimeve masive nga Shqiperia te mjekeve dhe infermiereve dhe sot del zbuluar ky realitet ku Ministria per te mos dale zbuluar qe nuk ka mjek e infermier ju lutet stafit te dale ne pension per tju bashkuar per te sherbyer. Kur do ndergjegjesohen per te rregulluar politikat e duhura te punesimit dhe vleresimit te stafit mjekesore para se Shqiperia te behet monopol i nje grupi mjekesh e infermieresh te politizuar qe kane kthyer si prone te tyre vendin e punes apo cdo post tjeter duke bere qe infermieret dhe mjeket e afte te largohen nga Shqiperia.Mos valle duhet ti kthej syte Ministria nga vendet e tjera per te plotesuar nevojat per staf mjekesore ne vend??? Nuk keni pare gje akoma…pasi tani eshte vone per te ndaluar kete hemoragji ne Shendetesi.