Një 37-vjeçare e dehur në timon ka shkaktuar aksident në rrugën e Rinasit. Duke drejtuar mjetin, ajo është përplasur me një tjetër automjet në të cilin ndodheshin gjatë persona.
Në mesin e të plagosurve, tre janë fëmijë të mitur. Ata ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
“N. V., 37 vjeçe, banuese në Prezë, pasi ditën e djeshme, në orën 23:20, në rrugën e Rinasit, duke drejtuar në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 37 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi F. B., dhe pasagjerët në automjet, shtetasit A. T., R. T., dhe tre fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.