Një autobus është aksidentuar në Tiranë, paraditen e kësaj të diel (10 mars 2024).
Në Rrugën ‘Ferid Xhajko’ afër ‘5 Majit’, autobusi i linjës së ‘Unazës së Re’ ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të dëmtuar.
Sipas policisë, shoferit i autobusit të aksidentuar ka humbur ndjenjat, ndaj ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të transportit publik dhe është përplasur.
Autobusi është lëvizur nga vendi i ngjarjes dhe është liruar rruga për qarkullimin e automjeteve.