Ka shkuar në 90 numri i personave të arrestuar në qarkun e Tiranës nga operacioni antidrogë që u ditën e djeshme në të gjithë vendin. Operacioni i koduar si “Tempulli” vuri në pranga anëtarë të 7 grupeve kriminale që merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe kanabisit në kryeqytet.
Mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 5 femra por ato ishin me masë më të butë sigurie të caktuar në mungesë. Për 3 prej vajzave u caktua masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndërsa për 2 të tjera u vendos masa ‘detyrim paraqitje’. Një prej tyre ishte me fëmijë të mitur dhe shtatzënë, e ndërsa një tjetër në moshën 68 vjeçe.
Nga vëzhgimet që oficerë të antidrogës kanë bërë në terren ka rezultuar se pjesa më e madhe e tyre e shpërndanin drogën me taksi dhe motor për të mos u kapur nga policia. Ndërsa në zonën e Kombinatit, ku u prangosën 22 persona, blerësit shkonin vetë për të marrë dozat e lëndës narkotike. Për shkak të numrit të lartë personave të arrestuar, është caktuar që 30 prej tyre të dalin sot përpara Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.