Në 24 orët e fundit po shkon gjithnjë e drejt përmirësimit situata nga përmbytjet në Qarkun e Shkodrës. Sipas Emergjencave pranë këtij Qarku kuota Drin është 6.30 m, pra ka rënie me 65 cm nga 7.50 m që është kuota maksimale, kuota në Liqenin e Shkodrës ka një rënie me 8 cm.
Tokë e përmbytur në Bashkinë Shkodër është një sipërfaqe prej 2.920 hektarë, 100 hektarë më pak se një ditë më parë.
Banesa me prezence uji në oborre dhe stalla ne total 155 të tilla. Njësia Ana e Malit ka të përmbytur një sipërfaqe prej 1.250 hektarë. Në rrugën e Obotit kalohet vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake.
Rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat, uji arrin në lartësinë 1 metër, ndërsa sipërfaqe toke e përmbytur janë 800 hektarë, në 20 banesa ka prezencë uji. Ndërkohë prezencë uji ka dhe në Bërdicë, Rrethina e Livadë, si dhe Velipojë.