Suella Braverman është shkarkuar nga posti i Sekretares së Brendshme britanike. Shkarkimi i Braverman vjen pas rritjes së tensioneve në Downing Street dhe deklaratave të fundit të Braverman e cila kritikoi policinë për protestat në mbështetje të Palestinës.
Braverman është akuzuar për rritjen e tensioneve me akuzën që i drejtoi Policisë Metropolitane kur tha se kishte standarde të dyfishta në mënyrën se si i menaxhon protestat e ndryshme bazuar në përkatësinë politike.
Kryeministri Rishi Sunak është përballur me thirrje nga laburistët për të shkarkuar sekretaren e tij pas deklaratave. Kujtojmë se ishte Braverman e cila i etiketoi emigrantë shqiptarë në Britani si “kriminelë” dhe “pushtues”.