Kryeministri Edi Rama ka komentuar shkarkimin e Damian Gjiknurit nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.
Nga Tepelena, në ditën e dytë të mbledhjes qeveritare, Rama u pyet nëse shkarkimi lidhet me emrin e Gjiknurit në dosjen e inceneratorëve.
Rama i cilësoi spekulime dhe tha se Gjiknuri e ka bërë mirë punën e tij.
“Po të nisemi vendimmarrjet tona nga thashethemet apo përfshirjet paraprake të kujtdo në një proces analize qoftë hetimor, nuk di kush mbetet në këtë vend pa u bërë pis.
Raportin tonë me drejtësinë e kemi bërë të qartë, Lëvizja e Sekretariatit nuk lidhet me atë që spekulohet për Damianin, ai e ka bërë punën mirë.
Lëvizjet tek ne bëhen vetëm në nevojën për ta çuar punën në një tjetër nivel”, tha Rama.