Një shqiptar është arrestuar në Francë, pas disa muajsh hetim, si i dyshuar se kishte detyruar një 15-vjeçare të prostituonte.
Shqiptari ishte dënuar më parë për dhunë ndaj adoleshentes në shkurt të këtij viti. Ky pa dyshim ishte në origjinën e aktit të prostitucionit.
Pas hetimeve, u vërtetuan dyshimet se vajza e mitur, me të cilën shqiptar kishte një marrëdhnënie, detyrohej të shiste trupin e saj.
Në të njëjtën kohë, policia identifikoi edhe një klient të madh të adoleshentit, i cili i paguante mjaftueshëm para “çiftit” në mënyrë që vajza e re të mos kërkonte burra të tjerë në rrugë.
Në total, në harkun e një muaji e gjysmë, i njëjti klient i kishte paguar 10 mijë euro të dashurit tutor. Ky i fundit u arrestua dhe u burgos më 21 qershor 2023, pak ditë para se shqiptari të arrestohej.