Tre persona janë plagosur para një lokali në afërsi të poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Sherri me thika mes disa adoleshentëve u regjistrua në mesdite për “muhabete gocash”.
Tre persona mbeten të plagosur dhe u transportuan në spitalin e Shkodrës ku po marrin ndihmë mjekësore. Njëri prej të plagosurve raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pas disa orësh në kërkim, është bërë e mundur arrestimi i të riu, Aldo Hasa. Ai është vetëdorëzuar në polici dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.