Një sherr me thika raportohet të ketë ndodhur disa minuta më para pranë Bashkisë së Durrësit. 2 të rinj kanë plagosur njëri-tjetrin me thikë. Si pasojë e kësaj ngjarjeje janë dëmtuar shtetasit B.G., dhe Xh.M.
Raportohet se të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Durrësit dhe njëri prej tyre është futur në operacion në gjendje të rëndë. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.