Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka njoftuar se do të ndryshojë politikën aktuale të dhurimit të gjakut nga homoseksualët. Rregullat aktuale lejojnë dhurimet vetëm nëse një burrë nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër për atë periudhë, mirëpo kjo pritet të ndryshojë me shpresën se do të inkurajojë më shumë dhurime gjaku.
“Ky propozim për një vlerësim individual të rrezikut, pavarësisht nga gjinia apo orientimi seksual, do të na mundësojë të vazhdojmë të përdorim shkencën më mirë për të siguruar një furnizim adekuat dhe të sigurt me gjak, tha komisioneri i FDA Robert Califf në një deklaratë të premten.
Grupet pro LGBT prej vitesh i kanë quajtur kufizimet aktuale diskriminuese ndaj komunitetit pasi teknologjitë moderne kontrollojnë gjakun për sëmundje infektive.
Sipas draft rekomandimeve, të gjithë njerëzit që kërkojnë të dhurojnë gjak do të pyeten nëse kanë pasur partnerë të rinj apo të shumëfishtë seksual brenda tre muajve dhe nëse kanë pasur seks anal. Nëse përgjigja është po për të dyja, një person duhet të presë tre muaj për të dhuruar gjak.
Kushdo që ka rezultuar pozitiv me HIV do të ndalohet të dhurojë gjak.
I gjithë gjaku do të vazhdojë të kontrollohet për sëmundje si HIV dhe hepatiti B dhe C.
Ndalimet në vend për dhurimin e gjakut nga meshkujt homoseksualë dhe biseksualë filluan në vitet 1980 në një përpjekje për të frenuar epideminë e Sidës.