Tom Cruise dhe Shakira e kanë shikuar bashkë nga afër garën e Formula 1 në Miami. Pas zhvendosjes në Miami, këngëtarja i befasoi fansat e saj me paraqitje publike, e fundit prej të cilave ishte në garën automobilistike.
Artistja kishte shkuar në këtë eveniment me djalin e saj Milanin, i cili i emocionuar e ka ndjekur garën. Shakira është fotografuar me aktorin hollivudian dhe pas disa fotografive të përbashkëta, ata janë parë duke biseduar edhe në ambientet e galerisë.
Cruise anashkaloi kurorëzimin e mbretit Charles për të marrë pjesë në garë dhe ishte prania e tij përkrah Shakiras që tërhoqi vëmendje të veçantë. Duke marrë parasysh që këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes për ndarjen me Gerard Pique, dalja me aktorin u bë shpejt kryelajm në faqet e showbizit duke nxitur spekulime për një lidhje të mundshme.