Në vendin tonë, këtë verë ka pasur një numër të madh turistësh të cilët nuk janë vetëm shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut por edhe shumë të huaj.
Vetëm nga porti i Durrësit në dy ditët e fundit ka pasur fluks shumë të madh turistësh. Më datë 5 gusht nga porti i Durrësit kanë hyrë 7245 udhëtarë, më 6 gusht kanë hyrë 8669 udhëtarë dhe 2934 mjete ndërsa deri, më tani, më datë 7 gusht kanë hyrë 4464 pasagjerë dhe 1224 mjete.
Autoritetet kanë paralajmëruar se ky muaj do të ketë dyndje të mëdha turistësh në vendin tonë, vetëm nga aeroporti i Rinasit gjatë këtij muaji pritet që të hyjnë dhe të dalin nga territorit shqiptar mbi 1 milion turistë.