Interi hodhi një hap të madh të fitojë për herë të 20 titullin e Serie A. Skuadra e Simone Inzagi ka grumbulluar 75 pikë, duke koleksionuar 24 fitore, 3 barazime dhe vetëm një humbje. Me 30 pikë në dispozicion deri në fund të kampionatit, tek zikaltërit kanë nisur të bëjnë llogaritë që do ta shpallnin edhe matematikisht kampion.
Juventus që është edhe skuadra më pranë tyre edhe nëse fiton të gjitha ndeshjet e kampionatit të mbetura deri në fund do e mbyllte kampionatin në kuotën e 90 pikë. Me pak fjalë, Interit i duhen të paktën 16 pikë për tu shpallur kampion dhe qëndisur yllin e dytë në fanellë. Praktikisht pak më shumë se gjysma e pikëve në dispozicion.
Një total që mund të arrihet duke siguruar 5 fitore dhe një barazim dhe që mund të korrespondojë me takimet e fundit të muajit prill, ku zikaltërit do ndeshen me kundërshtarë si Milan dhe Empoli. Skenari më i mirë për Kristjan Asllanin me shokë do të ishte që ata të shpalleshin kampion pas tre javësh përballë Udinese. Për ta zbatuar këtë teori, Juventus dhe Milan do të duhet të humbnin të tre përballjet e radhës.