Gjykata e Kralevës në Serbi ka vendosur ditën e sotme që të lirojë nga burgu 3 policët kosovarë të cilët mbaheshin në Serbi pres 12 ditësh.
Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës. Qeveria e Kosovës kërkoi lirimin e menjëhershëm të tre policëve duke thënë se ata janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovë dhe se Serbia ka kryer agresion ndaj vendit.
Sipas autoriteteve serbe, ata kryen veprën penale prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila mbart dënimin deri në 12 vjet burg.
Në lidhje me rrëmbimin e policëve kosovarë reaguan edhe ndërkombëtarët të cilët u shprehën se nëse nuk do të liroheshin sa më shpejt, atëherë do merreshin sanksione ndaj Serbisë.