Një ditë para se Asambleja parlamentare e Këshillit te Evropës të votojë për anëtarësimin e Kosovës, presidenti serb Vuçiç u ka dërguar letra katërmbëdhjetë liderëve evropianë.
Shqetësimi serb ka të bëjë edhe me rezolutën për Srebrenicën që diskutohet me 17 Prill në Kombet e Bashkuara. Rezoluta për Srebrenicën sipas Vuçiç do të hapë kutinë e Pandorës. Për ta bllokuar miratimin e anëtarësimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të mjaftonte 1/3 e deputetëve për të votuar kundër por Serbia ka pak mundësi për ta arritur këtë.
Ministrat e Jashtëm do të votojnë në mesin e muajit maj dhe ky do të jetë edhe momenti kur Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës. Nga 46 vende anëtare të Këshillit të Evropës, Kosovën e kanë njohur 34. Ndërsa 12 nuk e kanë njohur. Por për t’u pranuar në Këshillin e Evropës, Kosovës i duhen 31 vota.