Mbrëmjen e kaluar në Toçola afër Pançevos të Serbisë ka pasur rrjedhje të amoniakut nga një kamion-cisternë. Lajmin e ka konfirmuar media shtetërore serbe. Si pasojë e kësaj rrjedhjeje një person është dërguar në spital. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ende nuk ka dalë në një deklaratë për këtë incident.
Si pasojë e shpërthimit janë evakuuar disa familje.
Në fund të dhjetorit, katër nga 20 vagonë që po transportonin amoniak, dolën nga shinat afër Pirotit. Pas aksidentit mbi 50 persona u shtruan në spital me simptoma helmimi.