Pavarësisht përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje për uljen e tensioneve, qytetarët serbë vijojnë protestat e tyre. Ata qëndrojnë të grumbulluar pranë komunave në Zveçan, Leposavic dhe Zubin Potok por në numër të vogël.
Situata mbetet e brishtë dhe gjendja monitorohet nga forca të shumta të KFOR-it. Deri tani nuk raportohet për incidente ndërsa vijon të qëndrojë në zyrë kryetari i Leposavicit. Dy kryekomunarët e tjerë sërish kanë zgjedhur të mos dalin në punë.