Dy vila me vlerë 1 milion euro janë sekuestruar në Tiranë. Vendimi është dhënë nga Prokuroria e Tiranës pasi dyshohet se janë ndërtuar me para të pista.
Sipas policisë, vilat e sekuestruara ndodhen në zonën e Dobreshit dhe janë në pronësi të Fran Merdhoçit 57 vjeç dhe familjarëve të tij.
Dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Fran Merdhoçi.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar Merdhoçin me 10 vite e 6 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike kryer në bashkëpunim.