Sekuestrohet një anije peshkimi me naftë kontrabandë në portin e Durrësit. Burime nga policia dhe dogana bëjnë me dije se janë sekuestruar rreth 50 mijë litra naftë e cila dyshohet se vinte nga Lindja e Mesme.
Anija “Geni” është e katërta anije peshkimi që zbulohet që ka naftë kontrabandë në hambarin e saj. Sipas të dhënave të portit, anijet e peshkimit prej vitesh bëjnë kontrabandë nafte.
Ato e marrin me çmim shumë të ulët në vendet e Lindjes së Mesme, me pretendimin se po furnizohen për nevojat e tyre dhe më pastaj e shesin në treg me çmim shumë herë më të lartë.