Policia greke në bashkëpunim me prokurorinë amerikane të drogës DEA kanë sekuestruar ditën e sotme në portin e Selanikut 160 kilogramë kokainë e cila vinte nga Ekuadori. Lënda narkotike u gjet e fshehur në një kontejner me banane dhe kishte 10 ditë që rrinte në portin e Selanikut.
Si rezultat i këtij operacioni, janë vënë në pranga 10 persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me trafikimin e lëndës narkotike.
Sipas mediave greke, bananet ku u gjet edhe lënda narkotike ishin porositur nga një kompani në Maqedoninë e Veriut.