Policia ka sekuestruar në portin e Durrësit 121 mijë euro të padeklaruara të cilat vinin nga Italia. Paratë ishin fshehur në tavanin e autobusit të linjës “Durrës-Bari-Durrës”.
Uniformat blu kanë vënë në pranga pronarin e autobusit Leonard Nikolli 44 vjeç dhe kanë proceduar në gjendje të lirë shoferin e autobusit, E.S., 34 vjeç.