Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Sarandë-Borsh. Rreth orës 05:30 një automjet tip “Opel” ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit një 60-vjeçar me inicialet J.B., si dhe janë plagosur 2 pasagjerët L.K., 44 vjeç dhe A.Z., 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga të dhënat paraprake mësohet se shkaku i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga ana e 60-vjeçarit.