Të martën më datën 6 dhjetor pritet të zhvillohet një samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka konfirmuar praninë e saj në samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.
Por një gjë e tillë ende nuk mund të thuhet për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ndërsa, nga Maqedonia e Veriut, pritet të mbërrijë një delegacion i vogël.
Delegacioni do të udhëhiqet nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
I pranishëm do të jetë edhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Liderët e BE-së që pritet të vijnë në Tiranë:
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel Presidenti i Francës, Emmanuel MacronKancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo Presidenti i Bullgarisë, Rumen RadevKryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin Kryeministri i Irlandës, Micheal MartinKryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel Kryeministri i Maltës, Robert Abel Kryeministri i Holandës, Mark Rutt Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.