Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka tentuar që të vrasë presidentin Vladimir Putin. Mediat vendase shkruajnë se Moska ka rrëzuar mbrëmjen e djeshme dy dronë që synonin Kremlinin në Moskë.
Kremlini tha se dronët u çaktivizuan nga shërbimet speciale duke përdorur asetet elektronike të radarit. Putin nuk ishte në Kremlin në atë kohë, tha zëdhënësi i tij Dmitry Peskov për agjencinë shtetërore të lajmeve, duke shtuar se nuk kishte dëme materiale në ndërtesa.
Pamjet e paverifikuara në mediat sociale ruse treguan tym mbi qendrën e Moskës në orët e para të së mërkurës.
Në një deklaratë, Kremlini tha: “Mbrëmë, regjimi i Kievit u përpoq të kryente një goditje në rezidencën e Kremlinit të Presidentit të Federatës Ruse me mjete ajrore pa pilot. Një akt i planifikuar terrorist dhe një atentat ndaj presidentit. Rusia rezervon të drejtën për të marrë masa hakmarrëse kudo dhe kurdo që gjykohet e nevojshme”.
Kremlini vuri në dukje gjithashtu se incidenti kishte ndodhur pak përpara paradës së Ditës së Fitores së Rusisë më 9 maj, në të cilën pritej të merrnin pjesë personalitete të huaja.