Në janar dhe shkurt të këtij viti, Rusia shpenzoi rreth 2000 miliardë rubla (26 miliardë dollarë) për mbrojtjen, që është një rritje prej 282 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja e prodhimit ushtarak dhe shpenzimet e mëdha qeveritare po e mbajnë industrinë ruse në lëvizje, duke ndihmuar në zbutjen e ndikimit ekonomik të sanksioneve perëndimore, treguan të dhënat në një portal buxhetor që tregon koston për Moskën.
Në dy muajt e parë të vitit 2022, 525.4 miliardë rubla fonde buxhetore janë shpenzuar për “mbrojtjen kombëtare”, raporton Reuters.
Rusia nisi agresionin e saj kundër Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar.
Të dhënat e publikuara në portalin e internetit të buxhetit të Thesarit Federal japin një pasqyrë konkrete mbi shpenzimet ushtarake.
Vitin e kaluar në maj, Ministria e Financave ka ndërprerë publikimin e të dhënave individuale mujore për realizimin e buxhetit, por tashmë ka shtuar në portal të dhënat për vitin 2022 dhe fillimin e këtij viti.
Sipas të dhënave të reja, shpenzimet e mbrojtjes arritën në 1,180 miliardë rubla në janar dhe 822.4 miliardë rubla në shkurt.
Plani i shpenzimeve të Rusisë për vitin 2023 kërkon 4,980 miliardë rubla (65 miliardë dollarë) në shpenzime për mbrojtjen.