Kievi u godit nga një sulm me drone dhe raketa balistike ruse, një ndër sulmet më të mëdha në tetë muajt e fundit. Shumica e raketave u zbuluan nga mbrojtja ajrore ukrainase dhe më pas u shkatërruan.
Sirenat e sulmit ajror u ndezën në pothuajse të gjithë Ukrainën në orët e para të së martës dhe u dëgjuan mbi Kiev dhe në disa rajone të tij për më shumë se tre orë. Rusia lëshoi gjashtë raketa balistike Kinzhal nga avionët e saj, nëntë raketa Kalibr nga anijet në Detin e Zi dhe tre raketa Iskander me bazë tokësore.
Sulmet erdhën pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kthye në Ukrainë pas një udhëtimi nëpër Evropë dhe ku mori premtime të reja për mbështetje ushtarake.
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Rusia po kërkon të blejë dron të avancuar nga Irani për t’i përdorur në luftën e saj kundër Ukrainës.