Kremlini ka mirëpritur fitoren në zgjedhjet parlamentare të shpallur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
Serbia dhe Rusia historikisht kanë raporte të ngushta dhe Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Moskës për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.
Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore.
Vuçiç ka deklaruar se partia e tij, Partia Progresive Serbe (SNS), ka fituar zgjedhjet e 17 dhjetorit, përderisa autoritetet zgjedhore deri më tani kanë publikuar rezultate preliminare me 35 për qind e votave të numëruara./REL