Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rumbullaku është shprehur se arrestimi i Fredi Belerit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është i ligjshëm. Ai thotë se Beleri ka kryer një akt kriminal e për pasojë, Policia është e detyruar që të ndërhyjë.
“Veprimet e policisë janë të autorizuara nga prokurori, në kushte e realizimit të një akti kriminal dhe kur konstatohet konsumimi i veprave penale, policia e shtetit është e detyruar të ndërhyjë”, tha Rrumbullaku.
Fredi Beleriu u arrestua në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje me akuzën për blerje votash. Në kuadër të operacionit të quajtur “Matrix” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 mijë lekë. Mendohet se Bleri ka tentuar që të blejë 8 vota në këmbim të 40 mijë lekëve.