Moti ditën e sotme parashikohet me vranësira të dendura në veri dhe në pjesën tjetër me vranësira e kthjellime. Gjatë ditës pritet që reshjet të jenë me intensitet mesatar në veriperëndim por pritet që gjatë mbrëmjes, reshjet të jenë prezente në të gjithë vendin. Në veriperëndim dhe bregdet gjatë mbrëmjes vonë reshjet do të marrin karakter rrebeshesh me rrufe dhe shtrëngata.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet. Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë. Temperaturat parashikohen në zona malore 2 deri 17°C, në zona e ulëta 5 deri 23°C dhe në zona bregdetare 12 deri 23°C.