Shqiptarët janë familjarizuar më shumë me teknologjinë në vitin 2023, si në përdorimin e internetit, përdorimin e pajisjeve smart dhe blerjet online.
Bazuar në rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së informacionit (TIK) gjatë vitit 2023, nga grup-mosha 16 – 74 vjeç, e përdorin internetin 83,1% e popullsisë, nga të cilët 96,2% e përdorin disa herë gjatë ditës.
99,8% e individëve kanë përdorur aparat celularë inteligjent për të hyrë në internet. Ndërkohë 28,2 % e popullsisë e përdorin internetin nëpërmjet laptopit, 27,4% nëpërmjet kompjuter/desktop dhe 19,1% nëpërmjet tabletit.
98,7% kryejnë thirrje / video thirrje (përmes Skype, Viber, WhatsApp) dhe ky tregues ka shënuar rritje prej 0,2 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022.
Rriten blerjet obline
Përdorimi i e-blerje (blerje online) Blerjet “online” i referohen porosive të mallrave ose shërbimeve nëpërmjet internetit, blerjen e tyre nëpërmjet internetit (e-blerje) për qëllime personale nëpërmjet çdo lloji pajisjeje (desktop, i lëvizshëm ose i dorës, përfshirë telefonin celular ose telefon smart).
Blerjet “online” janë kryer nga 38,5% e popullsisë së grup-moshës 16 – 74 vjeç “në 12 muajt e fundit”, nga momenti i kryerjes së intervistës, tregues i cili ka shënuar një rritje prej rreth 3,8 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022. Ndër blerjet “online”, produktet / shërbimet që zënë peshën më të madhe janë rroba / këpucë / aksesorë me 88,8% ndjekur nga shërbimet e dërgimit në shtëpi nga restorantet, fast food dhe shërbimet katering me 40,3%.
Përmirësohen aftësitë teknologjike dhe kompjuterike
Në vitin 2023 të gjitha aftësitë teknologjike apo kompjuterike kanë shënuar rritje, ku rritja më e lartë është shënuar për aftësitë lidhur me: “përdorimin e programeve për ndarjen e file-ve” dhe “përdorimin e programit word” përkatësisht me 4,1 dhe rreth 3,3 pikë përqindje.
Përdorimi i TIK sipas grup-moshës
Përdorimi i internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës tek të rinjtë e moshës 16 – 24 vjeç është 99,1%. individët e grup-moshës 65 – 74 vjeç, të cilët kanë deklaruar që nuk e kanë përdorur asnjëherë internetin zënë 32,3%, tregues i cili është zvogëluar 4,6 pikë përqindje krahasuar me vitin 2022.
Përdorimi i internetit “disa herë gjatë ditës” ka regjistruar përqindjet më të larta në grup-moshat 25-34 vjeç ndjekur nga 16-24 vjeç.
Përdorimi i internetit në vitin 2023 si për burrat edhe për gratë shënon vlerat më të larta për kategorinë “gjatë 3 muajve të fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, duke shënuar rritje prej 0,5 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022. Gjatë vitit 2023, 84,6% e burrave dhe 81,7% e grave të grup-moshës 16-74 vjeç janë përdorues të internetit “gjatë 3 muajve të fundit”.
Shpeshtësia e përdorimit të internetit sipas ndarjes gjinore, tregon se përdorimi i internetit “disa herë gjatë ditës” dominohet nga burrat me 50,3%, ndërsa përdorimi i tij “çdo ditë” dominohet nga gratë me 53,3%.
Sa i përket blerjeve nëpërmjet internetit, sipas gjinisë, gjatë vitit 2023 gratë kanë kryer më shumë blerje për: “produkte për kujdes personal (kozmetikë/bukurie)”, “produkte shtëpiake” si dhe “ilaçe/suplemente/vitamina”. Ndërkohë burrat kanë shfaqur preferenca më shumë në blerjet për: “pajisje elektronike për shtëpi ”dhe “kompjuter/tabletë/celularë, etj./ Monitor