Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Sarandë pasi u godit nga tenda mbrojtëse e një kalçeto në Sarandë. Armando Kazma u dëmtua për shkak se era e fortë rrëzoi tendën mbrojtëse në fushën sportive. Fillimisht i riu u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sarandë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e tendës së një kalçetoje sportive, ku si pasojë u dëmtua shtetasi A. K., 22 vjeç, ju informojmë se si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndërroi jetë në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.